Hyseni i PSD-së: Kurti e përmend UÇK-në kur ka interes

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion, e ku ka vendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në hyre të Presidencës. Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani nuk e përmendi akronimin UÇK, në shkrimin dedikuar Betejës së Koshares.

E për këtë aksion, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka thënë në emisionin “Frontal”, në T7, se nuk kanë marrë asnjë reagim nga Presidenca lidhur me këtë aksion.

“Nuk kemi pasur asnjë reagim prej tyre. Osmani në momentin që ka marr kritika është tërhequr dhe e ka bërë një deklaratë. Ajo ka një lloj konsistence në mungesën e akronimit të UÇK-së gjithandej. Ajo është vërejtur edhe në fjalimet që i ka bërë në Shqipëri e që ka qenë tërësisht përçarëse”, ka thënë ai.

Më tutje Hyseni tha se Osmani ka qasje viktimizuese.

“Fjala kryesore e saj është një lloj diskursi viktimizuese. Neve na takon liria pse kemi qenë të pushtuar e jo pse na ka bërë keq veq Millosheviqi”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me përmendjen e akronimit UÇK nga lideri i VV-së, Albin Kurti, anëtari i PSD-së tha se është më i kujdesur në këtë çështje.

“Kurti është kujdesuar që ta përmend më shumë UÇK-në edhe pse e ka bërë në mënyrë të insitumentalizuar. Kurti pozicionehet karshi interesave të veta të momentit për këtë temë”, ka thënë Hyseni.

LEXO EDHE:

Të ngjashme