Hyseni në Washington, takohet me zyrtarët e lartë amerikanë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë Skender Hyseni, dje ka mbërritur në Washington ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë amerikanë.

Hyseni për Klan Kosova ka deklaruar se takimet do t’i zhvillojë sot në mëngjes.

“Në Washington kam mbërri sot, ndërsa takimet fillojnë nesër në mëngjes sipas orës lokale”.

Ai pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Skënder Hyseni për pozitën që është emëruar ka marrë përkrahjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Të ngjashme