Ish-ministri i Jashtëm: Osmani, Kurti e Gërvalla, Kosovën në botë po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 09:33 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të bëhet nga ekspertët që si i tillë të mos ndërhyjë në asnjë nivel të qeverisjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni e sheh politikën e jashtme si të dështuar, ku fajtorë kryesor i bën presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Gërvalla me ç’rast thotë se Kosovën po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit.

Hyseni thotë se marrëveshjet që nuk janë zbatuar nuk duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Teksa ka folur për përfshirjen e SHBA-së dhe kërkesën për themelimin e asociacionit, Hyseni e konsideron si këshillë dashamirëse.

Hyseni apelon që kërkesa e partnerëve ndërkombëtar të mos quhet si presion. Ai thotë se e njëjta mund të konsiderohet edhe në kohën kur NATO ka bombarduar mbi Serbinë.   

“Asociacioni është pjesë e Kushtetutës, pra pako e Ahtisarit, mbi të cilën Kosova e ka shpallur Pavarësisë. Pra është çështje e hartimit të statutit dhe aty natyrisht do të kërkohet kreativitet nga institucionet e Kosovës, nga ekspertët që do të merren me atë punë në mënyrë të sigurohemi që Asociacioni nuk ndërhynë në asnjë mënyrë, në asnjë nivel të qeverisjes në Kosovë e sidomos duhet të sigurohemi që Asociacioni nuk duhet të përbëjë një rrafsh të tretë të Qeverisë. Dhe kjo besoj që është lehtë e arritshme. Gjithsesi mendoj dhe kam një bindje të thellë dhe këtë qëndrim kam mbajtur unë si kryenegociator që as Asociacioni dhe asnjë marrëveshje tjetër që nuk është zbatuar deri më tani duhet të zbatohet vetëm si pjesë e pakos së përgjithshme që i bie si pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme ndërkombëtarisht të garantuar që përbën njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Hyseni.

“Në rrethanat kur Kosova do ta njoh Serbinë si shtet dhe Serbia do ta njoh Kosovën si shtet unë nuk e shoh aspak problematike dhe shqetësuese çështjen e asociacionit prandaj unë nuk e quaj presion ndërkombëtarë. Më parë e quaj një këshillë dashamirëse nga partnerët kyç të Kosovës në rend të parë SHBA-ja po pse jo edhe BE dhe ne duhet të mësohemi përfundimisht që të mos e shqiptojmë këtë fjalën presion aq lehtë edhe aq pa e menduar. Sipas kësaj logjike del që ka qenë presion ndërkombëtar ndaj nesh edhe kur bota ka luftuar për ne, kur NATO ka bombarduar Serbinë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në artikulimin e qëndrimeve me botën sidomos me partnerët tanë. Duhet të jemi të kujdesshëm shumë me gjuhën që e përdorim në atë komunikim në mënyrë që të mos lëmë përshtypjen që duam të izolohemi në politikat tona të jashtme. Kosova nuk ka fuqi të bëjë politika të pavarura të jashtme, s’do ta ketë kurrë”, ka thënë ai.

Tria institucionet kryesore për politikën e jashtme, Hyseni i quan anemike, teksa thotë se Osmani, Kurti e Gërvalla, Kosovën në botë po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit, teksa i kundërshton ato.

“Nuk e di a do të ngec, sidoqoftë ka ngecur tani për tani dhe kjo vjen kryesisht si rezultat kam frikë unë nuk do të doja të ishte ashtu si mendoj unë vjen si rezultat i një politike të jashtme që është krejtësisht anemike, krejtësisht fëmijërorë e të tria institucioneve kyçe të Kosovës që e bëjnë politikën e jashtme, presidentja, kryeministri dhe ministrja e jashtme. Për gjatë një viti unë nuk kam parë që ata të kenë bërë diçka tjetër përpos përpjekjeve shumë të habitshme, të pa shpjegueshme që Kosovën në botë ta paraqesin si vend të korrupsionin, të krimit dhe duke u përpjekur që Kosova të definohet si e tillë. Në kohën kur të gjithë e dimë besoj që nuk është ashtu”, u shpreh Hyseni.

“A ka krim në Kosovë dhe korrupsion?, po ka krim e korrupsion, ordinerë si në pjesën dërmuese të vendeve të botës. A është Kosova më keq se çdo vend tjetër në botë, jo absolutisht jo. Për më tepër unë jam i sigurt që më tepër se gjyma e vendeve anëtare të botës, anëtare të OKB që janë shtete të Pavarura e sovrane që qindra vjet. Më mirë me numra të flas, s’jam i sigurt që 100 vende më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë gjendje më të keqe, kanë shkallë më të lartë të korrupsionit e krimit se sa Kosova. Prandaj politika e jashtme e një vendi duhet të synojë që ta afirmojë vendin e vet, t’i afirmojë të arriturat që janë të shumta. Askush s’mund ta mohoj që Kosova për këto 20 vjet ka bë progres të jashtëzakonshëm në shumë fusha. Vetëm për 20 vjet ne ia kemi dalë që ta rindërtojmë  vendin ta ndërtojmë një infrastrukturë solide për vendin, të ndërtojmë një sistem juridik e kushtetues të jashtëzakonshëm, të vendosim të gjithë institucionet kyçe të qeverisjes në vend dhe Kosova ka bë përparime të jashtëzakonshëm në këtë rrafsh”, ka thënë Hyseni për EO.

Të ngjashme