Hyseni pas dështimit të rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës: Opozitë e mjerë, dekor i Kurtit

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka reaguar pasi rezoluta e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës, dështoi në Kuvend.

Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, pasi që ishin vetëm 30 vota pro.

Hyseni përmes një postimi në Facebook tha se nuk pritej më mirë nga kjo opozitë të cilën e ka quajtur “të mjerë”.

Ai tha se kjo opozitë është “dekor i Albin Kurtit”.

Postimi i plotë:

Dështon rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës!

Ishte një lajm sot ne portalet e Kosovës!

Po, pse çka priti koj opozita jonë e mjere?!

– Pas votimit të Vjosës për Presidente …… burri i së cilës don të instalojë në tip censure all “Kore e Veriut” në Kosovë;

– Pas votimit te rezolutave mashtruese të Albin Kurtit?!

– Pas përkrahjes pa ekuivoke të poltikave të jashtme të Albin kurtit dhe Vjosa Osmanit?!

Ju pritët Se Albin Kurti do ua bëjë kuorumin, pë një kauzë shumë tokësore?!

Natyrisht që jo,

Ju jeni asgje pos një dekor i Albin Kurtit!

Mozomakeq, ku jemi katandisë!

E sa për Viola Von Cameron….

më duhet t’i them

E keni kërkuar, shijojeni!

Të ngjashme