Hyseni: Protesta e PSD-së shpërfaqi lakuriq mjerimin e LDK’së, PDK’së e AAK’së

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike është një protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit.

Hyseni përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është një nga protestat e rralla për nja kauzë reale dhe në interes të qytetarëve.

Poashtu sipas Hysenit kjo protestë ka shpërfaqur edhe një mjerim të opozitës parlamentare.

“Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës. Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit! Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare! S.H.”, ka shrkuar ai në një postim në  “Facebook”.

Në këtë protestë nuk u pa të merr pjesë ndonjë zyrtarë i LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme