Hyseni takohet me ambasadorin zviceran, flasin për rrjedhën e dialogut

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i shtetit për dialog, Skënder Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Sipas Hysenit, gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.

“Çmova lartë kontributin e madh të Zvicrës në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë. Zvicra ka dhënë kontribut të çmueshëm në rindërtimin e Kosovës së pasluftës”.

“Ambasadori Kolly, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Zvicrës do të vazhdoj dhe se interesimi dhe angazhimi në rajon është i përqendruar”.

Me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, gjatë një takimi sot në zyren time biseduam për rrjedhën e deritashme të…

Gepostet von Skender Hyseni am Freitag, 25. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme