Hyseni takohet me Palmerin, i kërkon praninë e SHBA-së në dialog me Serbinë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, është takuar me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, raporton Ekonomia Online.

Përmes një statusi në Facebook, Hyseni i ka kërkuar Palmerit praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

E në anën tjetër, Palmer i ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jetë me Kosovën përgjatë gjithë këtij procesi.

Statusi i plotë i tij:

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili është edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë,

Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendësueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë proces, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jetë me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse

Pas takimit me Mathew Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi…

Gepostet von Skender Hyseni am Montag, 3. August 2020

Të ngjashme