I dëshpëruar me Kurtin edhe përkrahësi i madh i tij – Gjinovci: Na shtine n’fesatë me krejt dyjenë, e u tërhoqe

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i njohur për qëndrimet përkrahëse për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur sonte në Bruksel për targat.

“Dobët Kurti, shumë dobët”, ka shkruar në një reagim Gjinovci.

Pak më pas, Gjinovci ka reaguar sërish.

Ai ka thënë se Kurti u tërhoq pasi e futi Kosovën në “fesatë” me të gjithë botën.

“Na shtini n’fesatë me krejt dyjenë e u tërhoq. E sovranitetit çka pi bojmë tash?”, ka shkruar Gjinovci.

Të ngjashme