I emëruari i Bidenit për sekretar të Shtetit: Duatrokas arritjet e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Anthony Blinken, i emëruari për sekretar të Shtetit i presidentit të zgjedhur Joe Biden, ka lavdëruar arritjet e Administratës Trump në dialogun Kosovë-Serbi.

Derisa po i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit të Jashtëm të senatit amerikan, në një seancë dëgjimorë që i hap rrugë nisjes së procedurave për miratimin e tij nga senati amerikan, Blinken ka pranuar se marrëveshjae arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar është një arritje e mirë.

Blinken ka deklaruar se “ka gjëra që mund të bëjmë” për të shtyrë Kosovën përpara, teksa i është përgjigjur pyetje të senatorit amerikan Ron Johnson për dialogun e ndërmjetësuar nga Richard Grenell mes Kosovës dhe Serbisë.

“”E përmende punën që është bërë me Kosovën dhe Serbinë. Unë e duartrokas edhe këtë arritje. Presidenti i zgjedhur, ju e dini që ka qëndruar shumë herë këto shtete në të kaluarën dhe ai ndan bindjen tuaj për këtë dhe ka gjëra që ne mund të bëjmë, për të ndihmuar në lëvizjen e Kosovës përpara dhe me shpresë për të çuar përpara edhe Serbinë”, ka deklaruar Blinken.

Blinken ka shprehur “pajtim të plotë” edhe për marrëveshjet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Transkripta e plotë e bisedës ndërmjet Ron Johnson dhe Anthony Blinken në seancën e konfirmimit:

Ron Johnson: “Një gjë shumë e afërt dhe e dashur në zemrën time është marrëveshja ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. West Mitchell më dërgoi në Kosovë dhe Serbi disa herë dhe, unë nuk dua të fajësoj askënd për këtë, por situata nuk po përmirësohej derisa Rick Grenell u përfshi dhe erdhi me një ide. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të biejmë dakord, por ajo për të cilën mund të biejmë dakord ishte ky përparim ekonomik. Në këtë fushë ne arritëm një marrëveshje. Kjo është një gjë e mirë, apo jo?”

Anthony Blinken: “Korrekte. Pajtohem”

Anthony Blinken: “Besoj se asnjë parti nuk ka monopolin në idetë e mira dhe besoj se duke punuar bashkë mund t’i mbledhim të gjitha idetë e mira nga dyja anët. E përmende punën që është bërë me Kosovën dhe Serbinë. Unë e duartrokas edhe këtë arritje. Presidenti i zgjedhur, ju e dini që ka qëndruar shumë herë këto shtete në të kaluarën dhe ai ndan bindjen tuaj për këtë dhe ka gjëra që ne mund të bëjmë, për të ndihmuar në lëvizjen e Kosovës përpara dhe me shpresë për të çuar përpara edhe Serbinë”.

Të ngjashme