I ka orët e numëruara, por Kurti vazhdon të emërojë zv.ministra

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, ka emëruar sot zonjën Alma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Zonja Dushi Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20 vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare, sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme