I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë kujton 60-vjetorin e krijimit të USAID-it

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe Jr, ka kujtuar 60-vjetorin e krijimit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Përmes një postimi në Twitter ai tha se 60 vjet më parë USAID u krijua për të “promovuar vlerat demokratike dhe për të çuar përpara një botë të lirë, paqësore dhe të begatë”.

“Puna thelbësore e tij është për realizimin e premtimit për paqe, drejtësi dhe prosperitet për kosovarët. Gëzuar ditëlindjen e 60-të”, ka shkruar tutje J. Giacobbe Jr.

Të ngjashme