I riu që nuk i duket e plotë liria e Kosovës pa lirinë e Palestinës, është aktivist i VV-së

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë sot është mbajtur një marsh solidarizues me popullin palestinez.

Disa qytetarë marshuan me pankarata në të cilat shkruhej “Free Palestine”, “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” e pankarta të tjera të ngjashme, shkruan Reporteri.net.

E personi që mbante në duar pankartën “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez” që u komentua shumë sot, del të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është Amar Pushka. Në profilin e tij në Facebook shkruan se është aktivist i partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Madje Pushka ka kontakte me vet Kurtin, me të cilin ka shumë fotografi.

Të ngjashme