I ulur afër televizorit, babai i heroit Beqir Rexhepi ndiqte seancën kundër Thaçit në Speciale

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Brahim Rexhepi, babai i heroit Beqir Rexhepi, i emocionuar e përcolli ish-presidentin Hashim Thaçi në televizor, derisa ai akuzohej për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Të ngjashme