Ia arriti shoku Albin, ta kthejë Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ka reaguar kryeministrit Kurti për takimit në Bruksel.

Ish-komandanti i UÇK-së ka “përgëzuar” kryeministrin duke i thënë se ia arriti që Amerikën ta kthejë pro Vuciqit.

“Edhe një “përgëzim” duhet bërë i ditur për Kryeministrin tonë. Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime. Kjo po, që përbën një të arritur të madhe prej argati. Pas takimit të Brukselit, me deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd, z. Hill, Kursi Politik i Veprimit, tingëllon favorizues si kualifikim për Vuçiqin dhe Serbinë. Dëshpërimi bëhet me i thellë kur e analizojmë karrierën politike dhe diplomatike që ka kaluar z. Hill, si dhe qëndrimet në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri e shtetësi”, ka shkruar Berisha.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Përgëzim për Kryeministrin

Edhe një “përgëzim” duhet bërë i ditur për Kryeministrin tonë.

Ia arriti shoku Albin, ta kthej Amerikën pro Vuçiqit e Serbisë në bisedime.

Kjo po, që përbën një të arritur të madhe prej argati.

Pas takimit të Brukselit, me deklaratën e Ambasadorit amerikan në Beograd, z. Hill, Kursi Politik i Veprimit, tingëllon favorizues si kualifikim për Vuciqin dhe Serbinë. Dëshpërimi bëhet me i thellë kur e analizojmë karrierën politke dhe diplomatike që ka kaluar z. Hill, si dhe qëndrimet në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri e shtetësi.

Për shumë vite, lidershipi politik i shqiptarëve të Kosovës, punuan bashkë me miqtë e kombit tonë dhe diasporën, të sensibilizojnë Botën rreth kauzës sonë të drejtë.

Ishte ky një “teren politik” që bëri të mundshme dhe të suksesshme luftën e UÇK. Ishin vetë SHBA, që me ndërhyrjen e organizuar politike dhe ushtarake, u benë aleat të UÇK, të drejtës sonë humane, duke mundësuar fitoren e lirisë dhe sponsorizuar pavarësinë e shtetin.

Kjo që po ndodhë pas Brukseli, 18/08/22, është rezultat i kryeneçësisë së Kryeministrit tonë me ideologji neokomuniste e socialiste, i cili udhëhiqet nga qarku i mbyllur i të menduarit, “mbështetur në forcat tona”, mbi doktrinën “edhe barë do hamë”! Vërtetë “meriton” të përgëzohet kryeministri ynë!?

Të ngjashme