Ia sulmuan qentë endacakë, Mimoza Kusari tregon se si është gjendja e djalit të saj

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se si është gjendja e djalit të saj 9-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme u sulmua nga qentë endacakë, derisa po hynte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila ka njoftuar se gjendja e tij është e mirë, derisa ka publikuar edhe një fotografi me të.

“Edoni dhe ne familja ju falënderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë. Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, për shkak të kafshimit që kishte marrë nga qentë endacakë, djali i saj ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Të ngjashme