Ibishi kërkon të merren seriozisht alarmet për bomba: Mund të kenë interferim nga Rusia në Ballkan

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 08:54 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Alarmet për bomba janë bërë të shpeshta në vendin tonë duke bërë kështu para disa ditësh në komunën e Gjilanit të ndërpritet procesi mësimor.

Në një shkollë të këtij qyteti, Policisë ai bë e ditur se është vendosur një mjet shpërthyes, Poashtu edhe Aeroporti Adem Jashari.

Të gjitha rastet e raportuar deri më tani, pas kontrollit të njësiteve përkatëse të Policisë dolën të jenë të rreme.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se alarmet e tilla duhet të merren seriozisht nga institucionet.

Sipas tij, kjo është një formë e luftës speciale dhe hibride nga qarqet deri më tash të pa identifikuara, por që thotë se ka tendencë që interferohet Rusia në Ballkan.

“Duhet të jetë e shtuar kujdesi dhe vigjilenca për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kanë një trend në ngritje jo vetëm në Kosovë por edhe në pjesën më të madhe të Ballkanit duke përfshirë Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Shqetësuese është sepse dje erdhën një mori kërcënimesh për pjesë e enteve shkollore, por edhe aeroporti për herë të dytë po përsëritet nëpërmjet sistemit të email-eve të ndryshme, që në një formë po paraqet kërcënim, përveç kërcënimeve dhe rreziqeve të vazhdueshme që po vijnë nga Rusia pas luftës në Ukrainë, tendenca që të interferon gjeostrategjia ruse edhe me Ballkanin, kjo e fundit po tregon një formë të re të luftës speciale dhe të luftës hibride në Kosovë nga qarqet deri tash të pa identifikuara”.

Sipas Ibishit hendikepi më i madh është që Kosova ende nuk është anëtare të organizatave ndërkombëtare të sigurisë si Europol-it dhe Interpol-it, gjë kjo e cila do të ndihmonte në zbulimin e adresave.

“Institucionet e sigurisë, Ministria e Brendshme duhet të ngritin çështjen në kuptim të zhvillimit të politikave edhe të ngritjes së performancës, kuadrove si në parandalim, por edhe në zbulimin e këtyre rasteve pasi që kjo po kërkon shumë angazhim të policisë. Duhet të ngritet niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional edhe i sigurisë por edhe me vendet në rajon edhe ai evropian dhe ndërkombëtar”.

“Hendikepi është që ne ende nuk jemi anëtare të organizatave ndërkombëtare të sigurisë, Europol-it dhe Interpol-it dhe kjo paraqet vështirësi shumë të madhe që ka të bëjë me këmbimin e informacionit dhe zbulimin e adresave prej nga vijnë këto kërcënime pasi që po supozohet që shumica e tyre janë nga jashtë”.

Sipas ekspertit të sigurisë kjo mund të jetë edhe një paralajmërim i sulmit të serverëve shtetërorë dhe për këtë arsye edhe duhet pasur kujdes të shtuar ndaj në çështjen e mbrojtjes dhe parandalimit, raporton EO.

“Ne duhet shumë seriozisht t’i qasemi në të ardhmen sepse kjo mund të merr përmasa nga hakerët mirëpo ka mundësi që kjo të jetë nga disa qendra të inteligjencës që kanë dashur të ngrisin panik tek qytetarët, njëkohësisht t’i bëjnë pasigurt edhe institucionet. Kjo është edhe një paralajmërim i sulmit të serverëve të shtetit dhe duhet të merremi seriozisht në çështjen e mbrojtjes dhe parandalimit nga kjo dukuri”, tha Ibishi.

Të ngjashme