Ibishi ende i pavendosur për demarkacionin

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 08:19 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ishte i ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ibishi ka thënë se akoma nuk është i vendosur se a do të votojë pro Demarkacionit me Malin e Zi por është shprehur se ky proces nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është çështje personale nëse do ta votojë ose jo, unë kam thënë se kam bindje personale se Demarkacioni nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë”.

“Duhet ta artikulojnë qeveritarët sa është interesi ynë shtetëror, ose të na bëjnë me dije haptazi se çfarë humbim nëse nuk votohet”.

Ai ka insistuar se nuk mbështet as grupin e ekspertëve shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e as grupin e ekspertëve të pavarur, por ka mendimin e tij personal.

“Unë kam provat e mia, flas vetëm për pjesën e Çakorrit. Kam hartën e vitit 1952 dhe ka vijën ndarëse/administrative dhe ajo nuk është aty ku ka thënë Komisioni Shtetëror për Demarkacionin, kam edhe hartën e KFOR-it e që përkon një pjesë me Komisionin Shtetëror”.

“Mendoj që gabimin e Komisionit nga aspekti im si njohës i topografisë, ka qenë kufiri në Qafë të Çakorrit, sipas hartës 1:50.000 dhe ajo që ne e dimë nga praktika ku ka qenë kufiri në pjesën ose gjysmën e parë, ajo pjesë ka luajt në dëm të Kosovës”.

Deputeti Ibishi nga LDK ka insistuar se Qeveria duhet të bëjë të qartë se çfarë humbet nëse nuk votohet demarkacioni.

“Nuk është vetëm çështja e liberalizimit të vizave si kusht, por janë edhe shumë çështje tjera sepse ne pa përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së, edhe në rrjedhën e mëtejme është e pamundshme të vazhdohet”.

Ai ka deklaruar se në LDK nuk ka qëndrime të prera nëse do të votohet ose jo Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Ibishi ka folur edhe për sulmet që i janë bërë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shtëpisë së kryesuesit të Komisionit Shtetëror, Murat Mehës dhe RTK-së duke i cilësuar si të papranueshme.

“Mendoj se këto janë akte të rënda që ngrisin shqetësim, Prokurori dhe ka vlerësuar se sulmi në Kuvend është akt terrorist”.

“Rasti u fundit me sulmin në RTK e rëndon edhe më shumë situatën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme