Ibrahimi: Dekreti i Biden çon mesazh tek të gjithë liderët se s’ka hapësirë për lojëra politike

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, vlerëson se dekreti i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor tregon se Amerika e sheh rajonin si interes për sigurinë e tyre kombëtare.

“Dërgon mesazh të qartë tek të gjithë liderët e rajonit se nuk ka hapësirë për lojëra politike për qëllime të brendshme, sepse interesat shkojnë përtej vendeve individuale. Dialogu edhe pse nuk përmendet është një nga pikat e mbetura për sigurinë rajonale”.

“E shoh shumë pozitive për Kosovën si në planin e brendshëm dhe atë jashtëm. Në planin e jashtëm ta jep sigurinë se çdo marrëveshje duhet të çojë në njohje të ndërsjellë, kurse në planin e brendshëm: Korrupsioni”.

Ibrahimi në Rubikon ka thënë se SHBA po tregon se cilat janë interesat e tyre në Ballkanin Perëndimor të cilat kërkohet që të respektohen.

Të ngjashme