Fitorja bindëse nuk i jep të drejtën VV-së të vendos për fatin e vendit për dekadat e ardhshme

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Qëndrimi i opozitës por edhe i shumë të tjerëve se Kryeministri e gëzon mandatin për vendimarrje, sepse ka fituar shumicën, në aspektin formalo juridik qëndron.

Por nëse kemi të bëjmë me çështje të interesit nacional, nuk mund të abstenosh.

Është e vërtetë, me 14 shkurt partia në pushtet fitoj një shumicë bindëse, si rezultat i një disponimi momental- madje që natën e zgjedhjeve e kam quajtur fitore aksidentale, dhe vazhdoj ta mbaj atë qëndrim.

Por kjo fitore nuk ja ka dhënë kësaj partie të drejtën të vendos për fatin e vendit për dekadat e ardhshme.

Prandaj, jo vetëm partitë opozitare, por edhe elita intelektuale dhe udhëheqëse e vendit e kanë obligim që të ketë qëndrim dhe të marrë pjesë aktive kur jemi dëshmitarë se në javët e muajt në vazhdim vendoset fati i edhe të disa gjeneratave të ardhshme.

Shembulli më i mirë është përfaqsimi i Kosovës në Rambuillet. Rugova si një lider me një votë të fuqishme ( edhe pse vota ishte dhënë në rrethana të okupimit) , pati menqurinë dhe urtësinë për të ndërtuar konsensus, madje duke e dhënë udhëheqjen e përfaqsimit të një person tjetër.

Të ngjashme