Ibrahimi: Sondazhet po përdoren për të mobilizuar apo demoralizuar një pjesë të elektoratit

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Analisti Ilir Ibrahimi, konsideron se sondazhet në Kosovë po përdoren për të mobilizuar apo demoralizuar një pjesë të elektoratit. Sipas tij, sondazhet janë bërë pjesë integrale e fushatave zgjedhore.

“Por shpesh, edhe në Kosovë, rezultatet e sondazheve përdoren për të mobilizuar apo demoralizuar një pjesë të elektoratit. Kjo e tejkalon atë për të cilën do të duhej të shërbenin sondazhet, prandaj është e nevojshme dhe e dobishme që ky fushëveprim të (vet)rregullohet. Ka shembuj të ndryshëm në botë se si mund të bëhet një gjë tillë”, shprehet Ibrahimi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sondazhet tanimë edhe në Kosovë janë bërë pjesë integrale e fushatave zgjedhore. Me matje të opinionit, kandidatët apo subjektet politike mësojnë se cila fushë është me e rëndësishme për opinionin dhe cili mesazh rezonon më mirë te ta.

Por shpesh, edhe në Kosovë, rezultatet e sondazheve përdoren për të mobilizuar apo demoralizuar një pjesë të elektoratit. Kjo e tejkalon atë për të cilën do të duhej të shërbenin sondazhet, prandaj është e nevojshme dhe e dobishme që ky fushëveprim të (vet)rregullohet. Ka shembuj të ndryshëm në botë se si mund të bëhet një gjë tillë.

Përndryshe, si shumë fenomene tjera, edhe kjo fushë e humb kuptimin dhe qëllimin e vet.

Ditëve të fundit kemi parë publikimin e rezultatete të sondazheve nëpër televizione dhe rrjete sociale dhe reagimin më pas të subjekteve politike.

Nga reagimet është vështirë të kuptohet nësse është kjo taktikë apo pjesë e një strategjie më të thellë.

Nëse është taktikë, atëherë do të vazhdojmë të shohim rezultate të komunave në të cilat pak a shumë dihen se kah po shkon trendi.

Nëse është strategji, atëherë pritet që PUBLIKIMI I SONDAZHIT TË MADH, ai i kryeqytetit, të na “befasojë” të enjtën para mesnate, apo të premten në mëngjes.

“Qofsha i gabuar” por cilido qoftë qëllimi, sondazhet, në këtë formë do ta humbin kuptimin.

Të ngjashme