Idrizi: Gratë do të bëjnë ndryshimin e duhur në këto zgjedhje

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e PDK-së, Valdete Idrizi, në një takim në Mitrovicë tha se gratë dhe vajzat do të bëjnë ndryshimin e duhur në këto zgjedhje.

 “Çfarë energjie, mbështetje e besimi na dhanë sonte gratë dhe vajzat e Mitrovicës. Gra të shquara në lëmi të ndryshme, studente e ndërmarrëse, mësimdhënëse e mantelbardhe, aktiviste të shquara të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte konfirmuan se nuk do tē ndalen së angazhuari deri në fitoren e 14 Shkurtit”, ka shkruar ajo në profiling e saj në Facebook.

Tutje, postimi i plotë i Valdete Idrizi:

Çfarë energjie, mbështetje e besimi na dhanë sonte gratë dhe vajzat e Mitrovicës. Gra të shquara në lëmi të ndryshme, studente e ndërmarrëse, mësimdhënëse e mantelbardhe, aktiviste të shquara të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte konfirmuan se nuk do tē ndalen së angazhuari deri në fitoren e 14 Shkurtit.

Gratë dhe vajzat që përbëjnë gjysmën e popullatës do të bëjnë ndryshimin e duhur.

Bashkë do të rimëkëmbin vendin!

#Rimëkëmbje

#PDK

#ValdeteIdrizi21

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme