Idrizi: Në programin e Rimëkëmbjes gruaja ka rol kyç

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e PDK-së për deputete, Valdete Idrizi ka thënë se në programin e Rimëkëmbjes të kësaj partie gruaja nuk zë vetëm vend të rëndësishëm, por rol kyç.

Sipas saj, pa fuqizim ekonomik të gruas nuk ka as fuqizim politik të tyre andaj Rimëkëmbja ka paraparë politika lehtësuese për punësim të vajzave dhe grave që përbëjnë gjysmën e popullatës.

Postimi i plotë:

O sa mirë dhe sa e fuqizuar ndjehem në mesin e vajzave dhe grave të mrekullueshme, profesionisteve të lëmive të ndryshme, mikeshave dhe kolegeve, që më përkrahën tërë këto vite. Nuk mund të ecim përpara pa njëra tjetrën, andaj duhet ta përkrahim njëra tjetrën.

Faleminderit Gruas Demokratike që është shembull i bashkëpunimit dhe përkrahjes.

Në programin e #Rimëkëmbjes gruaja nuk zë vetëm vend të rëndësishëm, por rol kyç. Pa fuqizim ekonomik të gruas nuk ka as fuqizim politik të tyre andaj #Rimëkëmbja ka paraparë politika lehtësuese për punësim të vajzave dhe grave që përbëjnë gjysmën e popullatës, poashtu në arsimim, shëndetësi dhe në të gjitha shtyllat e programit.

Kandidatet për deputete të Kuvendit të Kosovës në listën e PDK-së janë përfaqësimi i denjë dhe zëri i gruas në Kuvendin e Kosovës.

#Rimëkëmbje ✅

#PDK134 ✅

#HoxhajKryeministër1 ✅

#ValdeteIdrizi21✅

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme