Idrizi takon të birin e komandantit Niman Dedia, Jahën, ushtar i UÇK në brigadën 141 Mehë Uka

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga PDK, Valdete Idrizi, ka takuar sot të birin e intelektualit e atdhetarit, komanant Niman Dedisë.

Nga takimi me Jahë Dedinë, ushtarin e brigadës 141 Mehë Uka të UÇK-së, Idiriz tha se kujtuan baballarët që i kishin miq, si dhe kohërat kur vëllau i saj luftonte së bashku me Jahën.

Postimi i plotë:

Takim i këndshëm me Jahën, mikun tonë të familjes, djalin e intelektualit e atdhetarit të pazëvendësueshëm, komandantit z. Niman Dedia. Bashkë me Jahën me shumë krenari kujtuam baballarët tanë që ishin edhe miq të mirë, por edhe për kohën e luftës kur Jahiri e Burimi ishin ndër ushtarët më të ri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të brigadës 141 Mehë Uka! Respekt për luftëtarët tanë, respekt për Jahir Dedinë! Liria ka emër!

#Rimëkëmbje

#HoxhajKryeministër

#ValdeteIdrizi21

Të ngjashme