“Iftar me kryetarin”: Besa Ismaili ngrit dyshimet, kujt po i referohet ashtu

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me kolegët e saj, Memli Krasniqin, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili, shkruan Gazeta Metro.


Ajo që e karakterizon këtë këtë takim është mbishkrimi në foto i Ismailit, e cila ka shkruar “me kryetarin”, duke i referuar njërit nga deputetët por pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë që në muajin tetor pritet që të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe Uran Ismaili është përmendur nga PDK’ja si kandidat për të parin e Prishtinës, mirëpo nuk ka asgjë të konfirmuar as nga partia e as nga vetë Urani.

Deri më tani Daut Haradinaj i AAK-së e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.


Të ngjashme