Igor Simiq s’e thërret mbledhjen, komisioni për komunitetet mblidhet pa të

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mos gatishmëria e kryetarit të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Igor Simiq, për të thirrur mbledhjen e Komisionit, bëri që anëtarët e tjerë të këtij të mblidhen për të shqyrtuar një varg projektligjesh, raporton Ekonomia Online.

Ky komision u udhëheq nga nënkryetari i parë, Xhelal Sveçla.

“Kryetari i Komisioni nuk ka shprehur gatishmërinë me e thirr mbledhjen. Ne duhet të marrim një vendim në pajtim me nenin 62 paragrafi 2 nenin 64 në pajtim me rregulloren e kuvendit. Komisioni me qëllim të përshpejtimit të miratimit të projektligjeve nxori këtë vendim. Në mos praninë e Igor Simiq seanca e komisioni kryesohet nga nënkryetari i parë Xhelal Sveçla. Miratohen pa vonesë projektligjet në vijim”, u shpreh nënkryetari i parë i komisionit, Xhelal Sveçla.

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ka reaguar përmes një deklarate edhe për rastin e anëtarit të këtij komisioni, deputetit Slobodan Petroviq.

Ky i fundit u ndalua ditë më parë pikën kufitare nga policia serbe në Merdare.

“Mendoj se ne si komision duhet të dalim me një qëndrim që e dënojmë këtë akt dhe kërkojmë nga institucionet për parandalimin e këtyre rasteve dhe ofrimin e sigurisë se anëtarit të këtij komisioni”, u shpreh nënkryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla.

Komisioni me vota unanime votoi për pas shqyrtimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kinematografinë, projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejta të përafërta, atë për bibliotekat, projektligjit për tatimin e të ardhurave personale dhe projektligjit për tatimin në të ardhura të korporatave.

Të ngjashme