IKD: Për tri vjet janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë, buxheti u dëmtua mbi 2 milionë €

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:29 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”, raporton Ekonomia Online.

IKD-ja ka gjetur se për 3 vjetët e fundit janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë në të gjitha gjykatat e vendit.

Përderisa buxheti i shtetit del se është dëmtuar me mbi 2 milionë euro.

Betim Musliu nga IKD-ja, tha se trajtimi i kundërvajtjeve duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen.

Sipas tij, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë.

“IKD-ja si rezultat i punës së monitorimit dhe hulumtimit në sistemin e drejtësisë ka gjetur qe trajtimi i lëndëve të kundërvajtjes është një nder problemet më të mëdha qe administrohet në mënyrë shumë të keqe nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu sistemi gjyqësor i Kosovës ka një kosto të madhe për sa i përket taksa paguesve për shkak të këtij menaxhimi të dobët kemi miliona euro të cilat amnistohen për shkak se nuk arrijnë asnjëherë që të bëhen ekzekutime e të gjitha këtyre kundërvajtjeve të cilat shqiptohen”. 

“Në njërën anë kemi një investim shumë të madh të shtetit i cili përmes institucioneve përkatëse këtë rast e kemi shumë të angazhuar policinë e Kosovës në shqiptimin e kundërvajtjeve që bën punë shumë të madhe duke harxhit miliona buxhet për të shqiptuar kundërvajtje dhe në anën tjetër kemi një menaxhim shumë të keq kur shkon lënda në gjykatë”.

“…si rezultat i këtyre lëndëve vjen deri të afati i parashkrimit të lëndëve që i bie se të gjitha lëndët hidhen në shportë realisht edhe ai shqiptim që është bërë për kundërvajtje bien në ujë dhe poashtu edhe kundërvajet të cilat gjenden në gjykate bien për shkak të vjetërsisë”, tha Musliu.

Arrita Rezniqi, autore e këtij raporti tha se në vitin 2018 ka pasur rënie në aspektin e lëndëve të pranuara.

“Kemi pa që viti 2018 ka shënuar rënie në apektin e lëndeve të pranuara, kjo ka qenë si rrjedhojë e ligjit të ri për kundërvajtje, nga viti 2016 mbi 350 milonë sa kanë pranuar gjykatat në Koosvë në vitin 2018 kanë pranuar rreth 35 milione më pak se 35 milone. Ajo qe është interesante është se më rënien e numrit të lëndeve të pranuara ka rënë edhe numri i lëndev të zgjidhura nga gjykatat

Sipas saj, në momentin që nuk ka pasur lëndë të pranuara në një numër më të madh nuk ka pasur edhe lëndë të zgjidhura në numrin e njejtë.

“Në raportet vjetore të KGjK divizioni i kundërvajtjeve gjithmonë e tejkalon 100 për qindëshin e efikasitetit, mdaje edhe në përgjigjet që kemi marrë prej gjyqtareve kur kemi pyet pse ka ardh deri të renie e efikastiet ata sjanë pajtuar se ka renie të efikasitetit. Në statistikat që kemi nxjerrë e kemi pa që rënie të efikasitetit real, jo vetëm mënyrës si matet efikasiteti në raportine  publikkuar në KGJ sepse aty bëhet llogaritja duke marë për bazë numrin e me të cilat pranohen në punë dhe lëndët që zgjidhen në fund të atij viti”, ka thënë ajo.

Më tej, Rezniqi, ka theksuar se kur shënon rënie numri i lëndve në punë shënon renie edhe numri i lëndve të cilat zgjidhen.

“Në vitin 2017 në Gjykatën e njëjtë gjyqtaret kanë zgjidhur mesatarisht 1 mijë e 700 lëndë në muaj. Në vitin 2018 momentin që ka rënë numri i lëndëve të pranuara të njëjtit gjyqtarë të njëjtës gjykatë me të njëjten llogaritje kanë zgjidhur mesatarisht 162 lëndë në muaj. Dmth një numër shumë herë më të vogël se kjo. Kjo bën të krijohet përshtypja për të realizuar statistika pozitive dhe jo për të krijuar një stabilitet në zgjidhjen e lëndëve siç duhet . Ky mos efikasitet real ky trend  i punës kanë quar në rritjen e numrit të parashkrimeve dhe veçanërisht për divizionin e kundërvajtjeve.  IKD ka gjetur se vetëm tri vitet e fundit në divizionin e kundërvajtjeve janë parashkruar mbi 170 milionë në gjitha gjykatat e vendit.”, theksoi ajo.

Anesa Hoxha, nga kjo organizatë ka paraqitur rekomandimet për institucionet. Ajo ka kërkuar që të rritet efikasitetit i punës së gjyqtarëve në shqyrtimin e këtyre lëndëve, duke shtuar se KGjK-ja duhet të seriozisht të angazhohet që këto lëndë të mos parashkruhen, raporton EO.

“Rekomandimet e këtij raporti janë: Të rritet efikasiteti i punës se gjyqtarëve duke shfrytëzuar ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, do të thotë numrin më të vogël të lëndëve të pranuara, e rrjedhimisht edhe numrin më të vogël të lëndëve në punë. Me ngritje të efikasitetit, të evitohet parashkrimi i lëndëve dhe t’i jepet shtysë edhe organeve të tjera qe të jenë sa më efikas”.

“Me qëllim të administrimit të mirë të drejtësisë dhe ruajtjes së buxhetit të Republikës së Kosovës, KGjK-ja duhet të angazhohet seriozisht në luftimin e dukurisë së parashkrimit të kundërvajtjeve; organet administrative t’i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të pavarur”.

“Të shfrytëzojnë maksimalisht format dhe mundësitë e parapara me legjislacionin pozitiv në Kosovë në mënyrë që të realizohet ekzekutimi i gjobave”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme