Ikja e Kurtit nga seanca ku po flitet për martesat mes gjinive të njëjta, Rrusta: Qeveri patriarkale

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Kurti nuk është prezent në seancën ku po diskutohet për Kodin Civil.

Lidhur me këtë, Teutë Rrusta e PSD-së thotë se Qeveria Kurti është konservatore, patriarkale dhe patronizuese.

“Mungesa e Kryeministrit në diskutim për Kodin Civil është ikje nga përgjegjësia. Është strukje. Nëse ai nuk merr pjesë në kodet dhe rregullat bazë që e konstituojnë shoqërinë, atëherë nuk di ku merr pjesë. Liritë dhe të drejtat e njeriut janë shqetësim për të.

“Kur Kurti don, krejt deputetët e Vv-s i vendosë në radhë. Por kur ky don, jo kur shoqërisë i duhet. Qeveri konzervatore. Patriarkale. Patronizuese”.

Të ngjashme