Ikona e Prishtinës, Migjen Kelmendi, i bashkohet Kadri Veselit

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Publicisti Migjen Kelmendi, një prej ikonave të Prishtinës, i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.

Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së bashkimit të tij me PDK-në është pritur me entuziazëm nga qindra të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj.

“Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë. PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!”

“Të gjitha rrugët çojnë në PDK”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Image may contain: 33 people, people smiling
Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, beard and outdoor

Të ngjashme