IKShPK letër Osmanit: Rekomandojmë shtyrjen e procesit zgjedhor

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Në letër thuhet se mbajtja e zgjedhjetve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, ka thënë në letrën për presidenten IKSHPK-ja të publikuar nga KOHA.

Dje presidentja e vendit ka dërguar ftesë për partitë politike që të takohen për të diskutuar rreth opinionit të IKSHP-së për impaktin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon Kosova.

Të ngjashme