Ildem: Fqinjësia e mirë nuk është luks, por parakusht për integrim

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 10:53 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem, tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, fqinjësia e mirë nuk është luks, por parakusht për integrim, duke thënë se NATO punon me të gjithë në rajon për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor, raporton EO.

Tacan Ildem këto deklarata i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Në hapje të kësaj konferencë mbrëmë gjithashtu foli për dialogun Kosovë Serbi duke theksuar se NATO e mbështet përpjekjen për të rregulluar marrëdhëniet mes shteteve fqinje.

“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme