Ilir Deda “t’u kqyrë seri” komenton ngjarjet e janarit

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, është duke i përcjellë me vëmendje ngjarjet e fundit në vend.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Deda, ka folur për të gjitha zhvillimet si, grevën e SBASHK-ut, protestën e ish-punëtorëve të KEDS-it, protestën e serbëve në Shtërpce, e shumë të tjera.

Por për të gjitha këto Deda ka treguar edhe për fajtorët e të gjitha këtyre ngjarjeve, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Ilir Dedës:

T’u kqyrë seri:

– Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);

– Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;

– Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;

– Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;

– Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;

– Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;

– Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;

– Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;

E janari ende nuk ka përfundu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme