Ilir Meta uron Kosovën për vizat

Tiranë | 13 Sht 2018 | 15:15 | Nga

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët e Kosovës, pas votimit të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën.

“Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën! Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane,” shkruan Meta në Facebook.

LEXO Edhe: Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Ai e ka konsideruar si arritje të madhe të popullit dhe shtetit të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

“Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!”

Të ngjashme