Imri Ahmeti pas rikandidimit: Vazhdojmë së bashku për punë të mira

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur pas rikandidimit të tij edhe për një mandat.

“Me punë, besim e përkushtim vazhdojmë së bashku për punë të mira! Faleminderit të nderuar qytetarë, anëtarë e struktura të LDK-së për mbështetje e bashkëpunim”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar tetë kandidatura për kryetarë të disa komunave, ku shumica prej tyre janë kryetarë aktualë në komunat që drejton LDK-ja.

Të ngjashme