Incident gjatë zgjedhjeve në Degën e PDK-së në Skenderaj

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje fizike ka ndodhur në Skënderaj, atje gjatë procesit zgjedhor të PDK-së, grupi i Nuredin Lushtakut ka sulmuar fizikisht Rininë Demokratike (RDK).

Metro ka mësuar se Rinia Demokratike e cila në këtë proces zgjedhor ka dalë në përkrahje të Sami Lushtakut për kryetar të PDK’së për Skënderaj, është sulmuar nga grupi i Nuredin Lushtakut.

“Arsyja e përleshjes ka qenë rreth procesit zgjedhor, pasi që këta të Nuredin Lushtakut i kanë sulmu këta të Rinisë Demokratike, që janë më të afërt me Sami Lushtakun”, tha burimi i Metros brenda përleshjes në Skënderaj.

Po ashtu Metro ka mësuar se cak i sulmit ka qenë edhe kryetari i Rinisë Demokratike për Skënderaj, Alban Berisha.

Metro ka treguar edhe më herët se përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Dihet se Skënderaji ka qenë bastion i PDK’së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari. /

Të ngjashme