INDEP-i prezanton 17 objektiva për zhvillimi të qëndrueshëm

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 09:33 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur punëtorinë me temë “Rëndësia e agjendës 2030 dhe përpilimi i politikave publike në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, raporton Ekonomia Online.

Kjo punëtori ka ofruar mundësinë që pjesëmarrësit të njoftohen për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe Agjendën e vitit 2030, rëndësinë që ka kjo kornizë për Kosovën si dhe për punën e bërë në këtë drejtim dhe pritshmërinë karshi Qeverisë së ardhshme.

Learta Hollaj, hulumtuese e lartë në INDEP, tha se 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përmbajnë 169 targete dhe 232 tregues për monitorimin e zbatimit të Agjendës 2030.

“Ne e kemi konsiderua që kjo punëtori është e nevojshme në prag të krijimit të një qeveri të re, për faktin se agjenda e viti 2030 dhe objektivat e zhvillim të qëndrueshëm janë një platformë globale, e cila është adoptuar në vitin 2015 në kuadër të Asamblesë gjeneral të Kombeve të Bashkuara”.

“17 objektiva që fillojnë nga luftimit i varfërisë e deri të sigurimi i barazisë gjinore,  prodhimi i energjisë nga energjia e ripërtritshme dhe objektiva të ndryshme që prekin në baza ditore.

“Ne si institut e trajtojmë më shumë se një vit e gjysmë. Ta delegojmë dhe ta përcjellim si informacion për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medieve që të jenë të gatshme të monitorojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga politik-bërësit për ata që do ta udhëheqin qeverinë e re për katër vitet e ardhshme”.

Ajo ka sqaruar se Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe Agjenda e vitit 2030 promovojnë një qasje afatgjatë për adresimin e sfidave globale që nuk janë tipike vetëm për disa vende, por hasen nga shumica dhe kërkojnë veprime të përbashkëta.

“Nuk është agjendë politike, por e definuar për njerëzit dhe planetin për riprosperitet për paqe dhe për partneritet. Diçka që na konvenon të gjithëve në baza ditore. Është një agjendë që mos të lë askënd mbrapa të krijoj mundësi të barabarta për të gjithë”.

“Të kemi një nivel të mirëqenies të dukshëm se sa kemi sot. Kemi 232 tregues tregojnë se sa kemi pasur progres apo jo dhe ideja jonë është që të punojmë më këto me institucione të ndryshme se si mund t’i lokalizojmë këta tregues dhe ta masim progresin në të gjitha fushat në kuadër të 17 objektivave”.

“Janë 4 vite që nga provimi i agjendës, nuk kemi kohë të humbasim më. 2030 nuk është larg dhe është nevoja që njëherë të vetëdisojmë qytetarët. Të marrim secili përgjegjësinë që kemi në baza ditore”.

Sipas saj, shumica e programeve qeveritare kanë një jetëgjatësi të shkurtër prej rreth 4-5 vjet.

Të ngjashme