Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi ka thënë se takimi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë  për zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ka qenë takim konstruktiv dhe së bashku do të punojmë për program zhvillimi. Do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë”, tha ai.

Kurti e Osmani për tri ditë ka zhvilluar takime me partitë parlamentare për formimin e institucioneve.

Të ngjashme