Iniciativat për konsensus kombëtar nuk do të kenë sukses

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 08:26 | Nga

Politologu, Ramush Tahiri nuk beson në suksesin e iniciativave të subjekteve politike për arritjen e konsensusit kombëtar rreth çështjeve të mëdha.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë të pasinqerta dhe do të dështojnë.

Sipas tij, subjektet politike nuk do t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciative, duke i vënë kushte njëra-tjetrës. Tahiri ka bërë me dije se iniciativat e tilla janë të shtyra nga pat pozicioni që gjenden pozita dhe opozita.

Ai ka deklaruar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë, kurse kjo e fundit nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i shtyrë proceset përpara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme