Iniciohet sërish formimi i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, do të ketë buxhet e staf të mjaftueshëm

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 12:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se ky Institut do të jetësohet vetëm me përkushtimin e të gjithëve, pa hudhur poshtë punën e deritanishme.

“Vitin e kaluar, dy javë para kësaj date jemi takuar për takimin e formimit të ekipit, dhe sot po vazhdojmë me fazën e dytë që do të përgatisë koncept-dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës, do të jetë e vështirë t’i adresojmë të gjitha krimet e kryera, familjarët e viktimave kanë humbur besimin dhe ky është një rrezik që po na kanos dhe andaj duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim”.

“Kemi më shumë se 13 mijë persona te vrarë gjatë luftës, dhe dëmi është edhe më i madh si ekonomik ashtu edhe në aspekte tjera”, tha ai.

Tutje Kurti tha se Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore duke shtuar se tashmë nuk e kemi luksin që të dështohet.

“Instituti duhet ta ketë linjën e vet buxhetore, dhe përkrahjen e të gjithëve nëse duam të kemi sukses, por edhe nuk duam ta hudhim poshtë punën e deritanishme dhe me punën  e tyre të vazhdojmë tutje”.

“Nuk e kemi luksin të gabojmë kësaj radhe andaj është thelbësore ta përkrahim njëri-tjetrin”, theksoi tutje  Kurti.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se deri tani ka munguar vullneti politik në adresimin e këtij problemi, duke shtuar se mbështetja e kësaj ministrie dhe Qeverisë nuk do mungojë asnjëherë, raporton EO.

“Ky grup punues do të punojë edhe në atë se pse iniciativa të tilla kanë dështuar, dhe të mundohemi qw të mos bëjmë gabime si përpara, e të fokusohemi në punën përpara. Qytetarët e organizatat kanë punuar vazhdimisht në të drejtat e viktimave të përmbushen pasi vullneti politik ka munguar”.

“Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin që ka për qëllim heqjen e pengesave në punën e Institutit. Poashtu do të ndahen buxhet për Prokurorinë Speciale që të rritet numri edhe për katër prokurorë të tjerë që të rritet puna tutje”, tha Haxhiu.

Të ngjashme