Iniciuesi i Komisionit për hidrocentralet lëshon mbledhjen, përplasen deputetët

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Komisionit hetimor për hidrocentralet ka pasur përplasje ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni, për arsye të prishjes së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Përplasja filloi kur iniciuesi i këtij komisioni Haxhi Avdyli lëshoi seancën.

Kryesuesja e Komisionit, Eliza Hoxha theksoi se disa prej deputetëve kanë pasur të drejtë të marrin pjesë në Komision, por ata nuk mund të përbëjnë kuorumin, pasi që nuk ja e pjesë e këtij Komisioni, por vetëm kanë pasur të drejtë të marrin pjesë në debat.

Hoxha ia ka tërhequr vërejtjen deputetëve qe mos të bëjnë pyetje pasi nuk ka kuorum dhe ajo ka kërkuar që komisioni të shkojë në pauzë dhe të presin deri sa të bëhet kuorumi.

Po ashtu edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ju është drejtuar Hoxhës duke i thënë se disa prej deputetëve nuk kanë përgjegjësi dhe nuk janë të interesuar që të hetojnë.

Ajo ka kritikuar edhe deputetin Haxhi Abdyli, pasi ai ka qenë iniciator për themelimin e këtij komisioni, pasi që ky i fundit ka dalë nga mbledhja.

Komisioni ka shkuar në pauzë.

Të ngjashme