Inkurajohet Parlamenti Evropian t’ia heqë vizat Kosovës

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 08:15 | Nga

Përderisa çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës ka kaluar në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), tani është hapur rruga për fillimin e trialogut mes Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave. Ende nuk është bërë publike nëse kanë filluar këto bisedime, mirëpo Kosovës i mbetet të kalojë edhe dy votime të rëndësishme – atë të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Ministrave për të fituar liberalizmin e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë që Komisioni Evropian në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave për të ecur përpara në propozimin për heqjen e vizave për Kosovën.

LEXO EDHE: Rezoluta ndeshet me Kushtetutën

“Kosova ka bërë përparim të madh gjatë dy vjetëve të fundit dhe është e rëndësishme që zbatimi i të gjitha standardeve të vazhdojë. Komisioni tani inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin për të ecur përpara në propozimin e Komisionit për heqjen e kërkesave për vizat për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme