Adonis Tahiri: Secilit në këtë tavolinë, Inspektorati duhet t’u shqiptojë gjoba

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një takim me liderët e partive në vend, për të diskutuar për gjendjen aktuale politike.

Por, Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë një reagim të tij në lidhje me pakujdesinë sipas tij që politikanët treguan në këtë mbledhje, transmeton Indeksonline

Ai ka thënë se Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës.

Një tavolinë, plot gërrdi!

Asnjë nga masat nuk respektohet! As mbajtje të distancës, as maska, as dorëza.

Nëse dje suspenduat udhëheqës policor e të ngjashëm, që ishin takuar në numër shumë më të vogël e në ambient të hapur, çka me bo me juve sot?

Inspektorati i nivelit qendror duhet që secilit/selicës në këtë tavolinë t’ia shqiptojë gjobat që po i përmendim çdo ditë: 1000-2000€ për person fizik; 3000-8000€ për person juridik; 500-1500€ për person përgjegjës. Apo, vazhdojnë këta/këto të jenë mbi çdo ligj e mbi çdo urdhërese?

“Bona llaf e kallxona përralla.”

Të ngjashme