Inspektorati i Prishtinës gjobit AAK-në me 2 mijë euro

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Prishtinës e ka gjobitur me 2 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për shkak të tubimit të mbajtur në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19”, ka shtkuar Tahiri.

Ky reagim erdhi pasi Daut Haradinaj kishte publikuar disa fotografi gjatë një takimi me disa të rinj në Prishtinë, duke organizuar një tubim në këtë qytet në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat për COVID-19.

Inspektorati i Prishtinës qysh nga fillimi i parafushatës ka njoftuar se të gjitha partitë që organizojnë tubime në kryeqytet do të gjobiten.

Të ngjashme