Instituti EPIK tregon përfitimet nga Plani Investiv dhe Ekonomik i BE-së

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Këtë javë Komisioni Evropian publikoi Planin Investiv dhe Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

E pikërisht për këtë, sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili do t’ua dorëzoj institucioneve të Kosovës planin respektiv.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vendeve të Ballkanit Perëndimor do ju duhen 40-200 vite të arrijnë mesataren e BE-së të Bruto Produktit Vendor për kokë banori. Në këtë kontekst, publikimi i Planit Investiv dhe Ekonomik për Ballkanin Perëndimor është hap i rëndësishëm i cili do të mbështes krijimin e vendeve të punës, rritjen afatgjate ekomomike të rajonit dhe integrimin ekonomik të tij. Plani do të fasilitoj tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Ballkanit, do të mbështes zbatimin e reformave politike në rrugën drejt BE-së dhe do të përafroj rajonin me tregun e brendshëm të BE-së.

Në këtë drejtim, Komisioni Evropian ka propozuar ndarjen e 9 miliardë EURO për të mbështetur 10 iniciativa dhe 38 projekte në 5 fusha:

-Agjenda e Gjelbër (energjia dhe mjedisi): 17 projekte;

-Transporti: 14 projekte;

-Agjenda Digjitale: 3 projekte;

-Sektori privat: 3 projekte;

-Rinia: 1 projekt.

Përveç financimit të drejtpërdrejt përmes granteve, BE-ja do të ngrisë edhe Instrumentin e Garantimit për Ballkanin Perëndimor, e cila do këtë potencialin e mobilizimit të investimeve deri në 20 miliardë EURO.

Sa i përket Kosovës, Kosova përfiton nga 4 projekte nacionale dhe 10 projekte rajonale.

Në Kosovë do të financohen këto projekte me synim të finalizimit të tyre deri në vitin 2024:

1.  Autostrada e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë;

2. Linja hekurudhore Prishtinë – Beograd;

3. Hidrosistemi Ibër-Lepenc, faza II;

4.  Interkoneksioni i gazit Kosovë – Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, Kosova do të përfitojë nga 10 projekte rajonale:

1.  Autostrada Digjitale e Ballkanit;

2.  Rritja e granteve në mbështetje të sektorit privat në ËBIF;

3. Rritja e kapaciteti garantues në mbështetje të NVM-ve dhe krijimit të vendeve të punës;

4. Transformim i qëndrueshëm i sistemeve agro-ushqimore dhe mbështetje zhvillimit rural;

5. Instrumenti për Garantimin e të Rinjve;

6. Programi i Renovimit të ndërtesave publike;

7. Sistemi i integruar rajonal për menaxhimin e mbeturinave;

8. Sistemi i monitorimit të ujit dhe ajrit dhe masat për parandalimin e ndotjes;

Të ngjashme