Interpelanca e ministrit Murati, Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e radhës

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës do të vendos për mbajtjen e seancës së radhës kur në rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, raporton Ekonomia Online.

Në shqyrtim është edhe Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Rendi i ditës:

I.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

5.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,

6.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lexo më shumë:

Të ngjashme