Ipeshkvia e Kosovës organizon pritje për Krishtlindje

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 19:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë marrë pjesë në pritjen solemne që ka organizuar Ipeshkvia e Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Të pranishëm ishin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e personalitete të tjera.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në mesazhin e tij ka uruar që paqja të depërtojë në zemrën e secilit e të lulëzojë gjithkund në vendin tonë e kudo në botë.

Kurse presidenti Thaçi ka theksuar se Kërshëndellat janë festë e paqes dhe dashurisë, e gëzimit dhe lumturisë.

“Në Kosovë jemi sprovuar shumë herë, por gjithmonë kemi dalë fitimtarë”, u shpreh Thaçishpreh presidenti Thaçi në pritjen në Rezidencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

“Por, kemi ngadhënjyer, sepse kemi pasur besim, në veten tonë, në vlerat për të cilat jemi angazhuar, për të cilat jemi sakrifikuar, për të cilat kemi luftuar”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se “edhe sot besimi ynë luhatet kur thashethemet përhapen më shpejt se kurdoherë tjetër, kur fjala e keqe nuk pret të dëgjojë të vërtetën”.

“Sot është e rëndësishme të mos e humbasim besimin”, ftoi presidenti Thaçi.

“Besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët, se po ndërtojmë një shtëpi të mirë për të gjithë. Prandaj, duke ftuar për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje, ju uroj të gjithëve paqe, dashuri, mirësi, në jetët tuaja, në familjet tuaja”, ka uruar presidenti Thaçi.

Të ngjashme