IPK pjesëmarrës në vizitën studimore në Republikën e Irlandës

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion prej 10 zyrtarëve të IPKsë duke përfshirë edhe Kryeshefin e IPK-së znj. Miradije Kelmendi janë duke realizuar një vizitë studimore tre ditore te institucionet mbikqyrëse policore në Dublin – Republika e Irlandës.

Kjo vizitë studimore është duke u realizuar në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës që ka të bëjë me avansimin e të drejtave të njeriut te institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni u prit nga Kryesuesja e agjencisë mbikqyrëse policore – GSOC (Garda Siochana Ombudsman Commission) znj. Mary Ellen Ring dhe përfaqësuesit e dy institucioneve tjera mbikqyrëse – Garda Inspectorate (Inspektorati i Gardës ) dhe Policing Authority (Bord mbikqyrës policor).

Zyrtarët e IPK-së shkëmbyen përvojat e mira të agjencive mbikqyrëse policore lidhur me hetimet e ankesave të qytetarëve ndaj sjelljeve të papërshtatshme të policisë, integritetin policor, fushën e inspektimeve, transparencës, llogaridhënies policore dhe të trajtimit të të drejtave të njeriut gjatë qëndrimit në qendrat e mbajtjes policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme