Irinej kundër korrigjimit të kufijve, thotë se Kosova duhet t’i bashkohet e tëra Serbisë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

“Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e ri. Siç po thonë disa për Kishën Ortodokse Serbe por edhe për shumicën e popullsisë serbe nuk janë zgjidhje të pranueshme-Serbia pa Kosovën nuk është Serbi”.

Kështu ka thënë patriarku serb Irinej në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse ‘RIA’, transmeton Gazeta Express.

“Një njeriut kur i hiqet zemra, ai nuk është më një njeri i gjallë”, ka thënë Irinej gjatë një vizite të tij në Moske.

Ai thotë se pozicioni i Serbisë dhe Kishës Ortodokse është që të respektohet plotësisht Rezoluta 1244 që siguron liri dhe autonomi për shqiptarët, por territori i Kosovës i përket Serbisë.

“Ky është qëndrimi i Kishës, dhe kjo është konstatuar nga takimet me priftërinjtë serb të Kishës Ortodokse”, ka shtuar ai.

Irinej edhe më parë ka dalë hapur kundër idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që ka shkaktuar përplasje mes tij dhe presidentit Aleksander Vu֛çiq.

Presidenti serb i kishte thënë se priftërinjtë bëjnë mirë të shikojnë punën e tyre dhe të mos merren me politikë.

Sipas Vuçiq, Serbisë nuk i duhet njerëz që me deklaratat e tyre nxisin luftë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme