Isa Mustafa: Atakimi i familjes së Vjosa Osmanit është neveritës

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografie me dy policë serbë, ku njëri prej tyre paraqitej kinse është babai i kryekuvendares Vjosa Osmani.


Kryekuvendarja Osmani reagoi fuqishëm duke thënë se po bëhet një fushatë e ndyrë ndaj saj, ku tregoi se babai i saj nuk ka punuar me serbët, dhe sipas saj kjo është shpifje e atyre që kthyen Kosovën në varësi të Beogradit.

Ndaj atakimit të familjes së Osmanit ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke e qujtur neveritëse, shkruan Reporteri.net.

Reagimi i Mustafës:

Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.
Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.

Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.

Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë. IM

Të ngjashme