Isa Mustafa e pranon humbjen, paralajmëron ndryshime në LDK

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do bëjë një analizë të thellë të rezultatit zgjedhor. Ai ka shtuar se LDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Mustafa ka thënë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë punë të shkëlqyeshme.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK-në renditin në pozitën e tretë, me mbi 13 për qind.

Ky rezultat mund të cilësohet si rezultati më i dobët i kësaj partie në historinë e saj.

Të ngjashme