Isa Mustafa emëron katër ministra të rinj

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 14:04 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.

“Në vijim, kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme